Del lojtar i lirë, Amir Abrashi pranë rikthimit te klubi ku shpërtheu

schedule15:57 - 20 Qershor, 2021

schedule 15:57 - 20 Qershor, 2021

Amir Abrashi u huazua nga Freiburg te Basel në merkaton e janarit. “Luftëtari” i kombëtares shqiptare ka zhvilluar vetëm 10 ndeshje me ekipin zviceran.

Kontrata me klubin gjerman i përfundon më 1 korrik dhe mesfushori 31-vjeçar do të zgjedhë vetë skuadrën e ardhshme.

Zërat e lidhin me një rikthim te Grasshopers, klub ku u bë i njohur si lojtar dhe kaloi pesë sezone të karrierës së tij, përpara se të transferohej në Bundesligë te Freiburg.

Grasshoper ishte sezonin e kaluar pjesë e divizionit të dytë të futbollit helvet, por fitoi garën me Thun dhe siguroi rikthimin në elitë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!