Del foto, ky është 19-vjeçari që u vra në Shkodër, sot Erjoni përcillet për në banesën e fundit

schedule08:10 - 19 Shtator, 2022

schedule 08:10 - 19 Shtator, 2022

Sot përcillet për në banesën e fundit, Erjon Xhenje, 19-vjeçari që u vra pasditen e djeshme me armë zjarri teksa pinte kafe në një lokal pranë Bulevardit “Bujar Bishanaku”.

Erjon Xhenje u qëllua me 5 plumba, të cilët rezultuan fatal, duke i marrë jetën në vend, ndërsa autorët nuk janë kapur akoma.

Erjon Xhenje

Ata janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.

Lexo edhe: VIDEO/ Momenti prekës kur babai mbërrin në lokalin ku iu vra djali në Shkodër

Pak minuta më vonë një motoçikletë u gjet e djegur në lagjen “Guerrile” dhe dyshohet të jetë e atentatorëve të 19-vjeçarit.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e ngjarjes. /abcnews.al/