Del foto e makinës që dyshohet se u përdor nga vrasësit e Brilant Martinajt dhe 2 shokëve të tij, u dogj pas atentatit

schedule15:32 - 17 Gusht, 2022

schedule 15:32 - 17 Gusht, 2022

Është zbuluar makinën tip “Passsat” me të cilën dyshohet se lëviznin personat të cilët ekzekutuan në një atentat të mirë-organizuar mafioz Brilant Martinajn dhe dy shokët e tij, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Sipas Oranews nga analizimi i pamjeve filmike të sekuestruara nga policia kriminale, dyshohet se me këtë mjet kanë lëvizur 4 personat që kanë marrë pjesë në atentat.

Pasi realizuan  atentatin, autorët e dogjën makinën në fshatin Larushkë. Në momentin kur makina u gjet e shkrumbuar nga policia, brenda u konstatua edhe një armë.

Mjetit i është fshirë numri i shasisë dhe kjo ka sjellë vështirësi serioze në hetim për identifikimin e pronarit të tij.

Sipas verifikimeve të kryera makina ka hyrë në territorin e Shqipërisë nga Kosova, duke përdorur pikën kufitare të Morinit dhe policia po punon, se kush janë njerëzit që kanë futur këtë makinë në Shqipëri.

Njëherësh është zbuluar, se mjetit i janë vendosur targat “AA 156 OR” që i përkasin një makine tip “Daimler Chraisler” në emër të shtetasit me inicialet, A.L.

Targat rezultojnë të denoncuara si të vjedhura në policinë e Tiranës gati 1 vit më parë.

Atentati më 17 korrik

Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata u ekzekutuan me breshëri plumbash pasditen 17 korrikut.

Vata u gjet i vrarë jashtë makinës në tentativë për tu larguar, ndërsa dy viktimat e tjera u gjetën të shkrumbuar pasi makina shpërtheu në flakë. Ishin të afërmit e Diklen Vakës që konfirmuan se ndodhej në makinë me Martinaj dhe Hoxhën.

Ekzekutimi i të rinjve dyshohet se lidhet me dy ngjarje kriminale të kaluara.

Lexo edhe: Detaje nga atentati me 3 viktima, autorët i vëzhguan që nga Rinasi, i zunë pritë në Fushë-Krujë dhe i ekzekutuan me 80 plumba

Brilant Martinaj, kushëriri i parë i Vis Martinajt  dyshohet se ka qenë autor i vrasjes së efektivit të FNSH, Xhuliano Prela ngjarje e ndodhur në 2020.

Gjithashtu, Martinaj dyshohet se ka qenë autor i ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021 në Laç.

I vetmi nga tre personat që ishte i dënuar në makinën e sulmuar me armë, ishtë Diklen Vata, të cilin gjykata e Tiranës e kishte shpallur fajtor, për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Ndërsa Besmir Hoxha, nuk kishte asnjë çështje të regjistruar në prokurori apo të ishte i skeduar nga policia. Edhe Briland Martinaj, sipas prokurorisë rezultonte i hetuar vetëm për vrasjen e policit të FNSH, Xhulio Prela (Dhjetor 2020) por çështja u pushua dhe për vrasjen u arrestuan Redion dhe Sokol Hysa.

Ndërsa burime pranë prokurorisë së Laçit dhe policisë së Lezhës, thonë se për ngjarjen e vrasjes së Xhelal Reçit ndodhur në vitin 2021, Briland Martinaj, nuk ka qenë asnjëherë i dyshuar dhe për këtë ngjarje ai nuk është marrë asnjëherë në pyetje./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!