Del autopsia, zbardhet shkaku zyrtar i vdekjes së aktores që u mbyt në liqen

schedule11:11 - 15 Korrik, 2020

schedule 11:11 - 15 Korrik, 2020

Shkaku i vdekjes i aktores Naya Riviera është mbytja në ujë.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga autopsia, duke e konsideruar se ka qenë një aksident.

Sipas autopsisë, në trupin  e saj nuk janë gjetur plagë traumatike apo sëmundje, shkruan CNN.

33-vjeçarja Riviera është zhdukur javën e kaluar nga liqeni Piru në kontenë e Southern California’s Ventura. Ajo shkoi në liqen në mbrëmje ku e mori një barkë me qira, së bashku me të birin 4 vjeç. Djali i saj u gjet në gjumë i vetëm, në anijen që kishin marrë me qira.

Trupi i saj u gjet të hënën. Autoritetet nuk mendojnë që droga apo alkooli luajtën rol në vdekjen e saj, megjithatë testi i toksikologjisë do të bëhet./abcnews.al