Dekretimi i Lleshajt, Rama: Ka rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë

schedule22:05 - 16 Nëntor, 2018

schedule 22:05 - 16 Nëntor, 2018

Vetëm pak minuta pas zyrtarizimit të dekretimit të Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm, kryeministri Edi Rama ka përshëndetur vendimin.

Në një mesazh të bërë publik në rrjetet sociale, Rama e vlerëson dekretimin si një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka vullnet të mirë.

“Ministri i ri, njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur”, përfundon Rama mesazhin e tij./abcnews.al