Dekorata “Nderi i Kombit” mjeshtrave të valles popullore Rexhep Çeliku e Liljana Cingu

schedule18:52 - 8 Janar, 2018

schedule 18:52 - 8 Janar, 2018

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vlerësuar me dekoratën “Nderi i Kombit” dy personalitetet e artit, Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku. Sipas Kreut të Shtetit, Cingu dhe Çeliku kanë promovuar denjësisht vlerat e mirëfillat të trashëgimisë kulturore dhe kombëtare.

“Nderi i Kombit” për mjeshtrit e valles popullore Liljana Cingu dhe Rexhep Çeliku. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi me këtë dekoratë dy personalitetet e artit.
“Perëndeshën e valles” Liljana Cingu, në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si soliste me nivel të lartë artistik dhe mjeshtëri të veçantë në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit si dhe përçimin e folklorit tonë tek brezat e artistëve të rinj” si dhe “Shqipen fluturuese”.

Rexhep Çeliku, në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj.
Asnjëherë nuk do të mjaftonin fjalët dhe aktet për të për të vlerësuar kontributin e këtyre dy artistëve deklaroi Presidenti i Republikës.

“Ata ngritën në këmbë dhe pushtuan zemrat e spektatorëve të skenave më të rëndësishme ndërkombëtare duke u njehsuar me vlerat dhe bukurinë e artit, muzikës dhe trashëgimisë sonë, duke u bërë ambasadorë të shkëlqyer të kulturës sonë në botë. Në çdo shfaqje e festival ku kanë marrë pjesë, ata kanë shpalosur me interpretimin e tyre vlerat më të larta të artit koreografik shqiptar.”
Në ceremoninë për nder të Liljana Cingut dhe Rexhep Çelikut morën pjesë familjarë, kolegë, personalitete të artit e deputetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!