Deklasifikohet dosja e TKOB, disa artistë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit

schedule16:19 - 13 Maj, 2021

schedule 16:19 - 13 Maj, 2021

Kjo është dosja e Objektit të Rëndësisë së Veçantë për Teatrin e Operas dhe Baletit, e cila është deklasifikuar dhe publikuar në faqen zyrtare të Autoritetit të Dosjeve. Dosja e hapur në vitin 1973 mbulon survejimin e strukturës së Bibliotekës Kombëtare, Pallatit të Kulturës dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Ky rrjet funksionoj për plot 18 vite deri më 16.03.1991.

Në këto fashikuj rezultojnë rreth 78 artistë (kompozitorë, balerinë, këngëtarë, orkestrantë) të cilët punonin në Teatrin e Operas dhe Baletit, në harkun e viteve 1973- 1991, mes tyre rezultojnë edhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. 53 persona survejoheshin, sepse, sipas raporteve të Sigurimit, rezultonin me “qëndrim të keq politik”.

Mes tyre, 45 survejoheshin në TOB, 6 në Bibliotekën Kombëtare dhe 2 në Pallatin e Kulturës Masive. Dosja tashmë mund të vihet në dispozicion të studiuesve dhe medias  në përputhje me ligjin 45. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!