Deklaratat e Vulin për raportin me Rusinë, Roth: Miqësia me kriminelët e luftës mund t’ju çojë në Kremlin, por jo në BE

schedule12:27 - 5 Shtator, 2024

schedule 12:27 - 5 Shtator, 2024

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka paralajmëruar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, pas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Serbisë Aleksandër Vulin në raport me Rusinë.

Sipas Roth, nëse deklaratat e Vulinit, janë qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë. Ai shton se miqësia me kriminelët mund ta çojnë në Kremlin, por jo në BE.

“Zoti president Aleksandër Vuçiç, nëse ky është qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Serbisë, bisedimet për anëtarësim në BE po bëhen gjithnjë e më të pakuptimta. Miqësia me kriminelët e luftës-çmontimi i demokracisë mund të çojë në Kremlin, por jo në BE”, ka thënë ai mes të tjerash.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!