Qeveria franceze duhet të kërkojë falje për të kapërcyer krizën në marrëdhëniet me Italinë pas komenteve të ministrit të Brendshëm Gerald Darmanen, tha në një intervistë të sotme Antonio Tajani.
Ministri i Jashtëm italian anuloi ditën e djeshme, një vizitë zyrtare në Paris, duke shkruar në Twitter se ajo që tha Darmanen ishte e “papranueshme” dhe një fyerje për Italinë dhe kryeministren e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni.
Një ministër i Jashtëm nuk guxon të bëjë atë që bëri ky zotëri”, tha Tajani për Corriere della Sera.
“Nëse dikush fyen, më e pakta që mund të bëjë është të kërkojë falje. Në këtë rast (Darmanen) ka fyer italianët, si dhe qeverinë dhe kryeministrin”, vijoi ai.
Darmanen tha se kryeministrja italiane Meloni është “e paaftë për të menaxhuar problemet e emigracionit” të vendit të saj. Ai gjithashtu e krahasoi atë me udhëheqësen e ekstremit të djathtë të Francës, Marine Le Pen.
“E djathta ekstreme ka një të metë: se gënjen njerëzit”, përfundoi Darmanen.
/abcnews.al