Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe familja e tij janë kërcënuar nga një person i paidentifikuar.
Mediat vendase bëjnë me dije se kreu i shtetit ka marrë një mesazh kërcënues nga një adresë me emrin “Avučić”, në Instagram.
Ndër të tjera në mesazhet kërcënuese drejtuar Vuçiç ka mallkime dhe sharje ndaj presidentit.
Mesazhet kërcënuese janë bërë pas deklaratës së tij se ai kurrë nuk do ta njihte pavarësinë e Kosovës, për përparimin dhe zhvillimin e Serbisë dhe ndërtimin e spitalit Covid në Krushevc./abcnews.al