“Deklarata për ligjin e luftës, akt i vonuar por akt dinjiteti”/ Idrizi: Të ngrihet një grup i përbashkët parlamentar me palën greke

schedule20:54 - 9 Korrik, 2024

schedule 20:54 - 9 Korrik, 2024

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, e cilësoi projekt deklaratën e propozuar për të hequr ligjin e luftës me Greqinë si një akt dinjiteti. I ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, teksa po flisnin për këtë, ai tha se duhet të ngrihet një grup i përbashkët parlamentar për të zgjidhur çështjen.

“Tashmë e ka pranuar këtë gjë pala greke. Akt i vonuar por është akt dinjiteti për parlamentin e Shqipërisë, akt i nevojshëm nga parlamenti si mbajtja e sovranit. Por si mund të ulemi me dy komshinjtë që nuk kemi ku i çojmë dhe ata mbajnë një ligj lufte. Qeveritë mund të kenë bërë tratativa. I takon edhe parlamentit të Shqipërisë që të angazhohet në heqjen e këtij problemi. Sa herë që kemi kriza, na del çështja e ligjit të luftës. Nuk mund të jetë më çështje propagande. 

I kemi dhënë kaq shumë peshë Belerit nëpër studio, saqë ta lidhësh edhe ta vësh kundrapeshë… Siç thashë kemi kohë që punojmë për këtë gjë. Ka mbi tre muaj që konsultohemi për këtë akt. E kam paralajmëruar edhe në parlament. Ne jemi propozuesit. Dikush mund ta ndryshojë dhe të ketë një ide më të mirë. Pse ne, e thashë sepse ne jemi më të interesuar se sa të tjerët. Por a është kjo çështje ndërkohë që ka një çështje tjetër të nxehtë. E mendoj ndryshe. Po e them me një fjalë popullore: “Hekurin rrihe sa është i nxehtë”.

Një sjellje aspak të një shteti sistematik, ne kur na ndodh ndonjë ngjarje me Greqinë, na kujtohet ligji i luftës. Të përdoret në një retorikë propagandistike sa herë që e kthejmë kokën, por që nuk ka të bëjë me emra të përveçëm dhe as me kohë. Parlamenti i Shqipërisë me aktin e saj, miqësor, pozitiv, duke vlerësuar raportet, për të hequr një handikap që grekët vetë thotë se po e heqim, sigurisht që ne përdorim këtë mekanizëm e para për ta shtyrë përpara, e dyta për ta sjellë diskutimin në një rrafsh real, qëe të ulet qeveria jonë dhe greke për ta diskutuar në thelb këtë. Ne i themi kolegëve tanë që të ngremë një grup të përbashkët.

Nga sot e tutje, është një akt i shtetit shqiptar dhe jo i qeverisë, që tashmë e ka shprehur vullnetin e vet dhe fton parlamentin e Greqisë dhe fton që të ngremë një grup parlamentar të përbashkët. “, tha Idrizi./abcnews.al