Deklarata kanibale e Alizotit/ Minxhozi: E rëndë, sepse është ofensive. Tregon atë që ndihet në terren

schedule20:17 - 1 Maj, 2025

schedule 20:17 - 1 Maj, 2025

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në studion e ‘Real Story’ tha se deklarata e Tomorr Alizotit ishte një gafë dhe është e rëndë sepse është ofensive. Më tej, Minxhozi tha se në një fushatë të qetë, deklarata të tilla ‘kërcasin’.

“Atë që ka bërë sot është një deklaratë nën trysni dhe stres sepse politikanët i nxjerrin në funksion të sondazheve.

Është një gafë që mund të përdoret për të prodhuar meme dhe slogane në kampin kundërshtar. Ky lloj fjalëformimi mund të shkëputet dhe nga konteksti, është i rëndë. Kemi një fushatë me tone të ulura dhe deklarata të tilla kërcasin dhe tregojnë atë që forcat ndjejnë në terren.

 Janë forca lokale, por që politikanët nxjerrin në sipërfaqe disa herë dhe padashje, Tomorri duhet të jetë bërë pishman. Është e rëndë sepse është ofensive.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!