Deklarata e Putin: “Në zgjedhjet presidenciale do të kandidoj si i pavarur”

schedule16:17 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 16:17 - 14 Dhjetor, 2017

Në konferencën e përvitshme të fund vitit, përballë më shumë se 1600 gazetarëve, kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, deklaroi se do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në marsin e 2018-s.

Vladimir Putin do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kreu i Kremlinit konfirmoi lajmin gjatë konferencës për shtyp të fundvitit. Ai shtoi se kishte besim tek mbështetja e të gjitha forcave politike që kanë për zemër zhvillimin e vendit dhe të popullit rus.
Putin shtoi se në ekonomi por dhe politikë duhet një atmosferë konkuruese dhe ai do të bënte cdo gjë për ta garantuar:

“Por nëse më pyesni se pse në Rusi nuk ka një opozitë të vërtetë që të përfaqësojë një alternativë të besueshme, përgjigja më e thjeshtë është se nuk më takon mua të krijojë opozitën. Por është e rëndësishme që kjo opozitë të mos bërtasë në shesh por të japë propozime konkrete për përmirësimin e situatës. Opozita në vend nuk ka një axhendë”.

Duke iu përgjigjur pyetjes rreth marrëdhënieve me Shtete e Bashkuara të Amerikës Putin theksoi se vendi do të garantojë sigurinë e tij dhe nuk do të tërhiqet nga Uashingtoni drjet një gare të re për armatim.

“Ndërsa kontaktet mes qeverisë ruse dhe Donald Trump janë shpikur nga opozita amerikane për ta portretizuar si një president të paligjshëm. Por në këtë mënyrë dëmtojnë vendin dhe nuk respektohen ata që kanë votuar për Trump si presidentin e tyre. Dhe pse nuk më takon mua të vlerësoj punën e tij, shoh se tregu po rritet, kjo do të thotë se kanë besim tek ai. Ai dëshiron të bëjë dhe gjëra të tjera si për shembull të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë, por nuk mund ta bëjë.”

Duke iu drejtuar politikanëve amerikanë kreu i Kremlini i cilësoi së njerëz të çuditshëm të cilët duken si inteligjentë, vishen mirë por më pas vendosin Rusinë në të njëjtin nivel me Korenë e Veriut. Dhe më pas i kërkojnë Moskës të zgjidhë problemet me Penianin. Kjo sipas Putin nuk është aspak normale.

“Dëgjuam nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se do të ndalonin stërvitjet ushtarake ndërsa tani bëjnë manovra të reja dhe Korea e Veriut reagon duke hedhur një raketë tjetër. E gjithë kjo duhet të marrë fund pasi është shumë e rrezikshme”

Më tej Putin nënvizoi se Rusia nuk e njeh Korenë e Veriut si një fuqi bërthamore./abcnews.al