Enida Bozheku, eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare e ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, komentoi deklaratën e kryeministrit të Greqisë se rruga e Shqipërisë drejt Evropës kalon nga Greqia.
Ajo tha se nëse Greqia vendos veto ndaj Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, do të jetë në kuadër të një kundërpërgjigjeje të nxehtë, ndërsa theksoi së është kërcënim.
Ndërsa Kreshnik Osmani, ekspert i gjeo-politikës, tha se Mitsotakis po luan në disa fronte dhe se ka marrë përsipër kauzën e Fredi Belerit dhe kërkon që të evropianizojë një ngjarje kriminale.
Pjesë nga diskutimi:
Bozheku: Kuptohet që Greqia kur të vendosë veto, nëse do e bëjë do jetë një kundërpërgjigjeje nxehtë. Kushtëzimi do të vijë në një fazë të mëtejshme. Ky është një kërcënim për të ardhmen. Kjo është një veto kërcënuese momentale, se sa mban presionin.
Osmani: Mitsotakis po luan në disa fronte. Po luan në sulm në jug të Shqipërisë. Ai nuk i ka humbur votat, është një parti e djathtë dhe ka humbur votat e ekstremit të djathtë. Humbi shumë nga elektorati ortodoks. Ka marrë kauzën e Fredi Belerit dhe do të evropianizojë një ngjarje kriminale. Kjo nuk është në dorë të institucioneve shqiptare. Greqi e la të qartë që nuk do shkojë asgjëkund. Pse? Sepse çështja e Belerit. Grekët mendojnë se Edi Rama është duke zvarritur procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE në mënyrë që çështja Beleri që të jetë e përfunduar dhe pengesa greke të mos jetë efektive. /abcnews.al