Deklarata e Lavrov për “Ballkanin e Hapur”, Karadaku: Kërcënim për Vuçiçin

schedule19:47 - 9 Qershor, 2022

schedule 19:47 - 9 Qershor, 2022

Gazetarja Linda karadaku deklaroi në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, se deklarata e Ministrit të Jashtëm rus,. Sergei Lavrov, se ai mbështet “Ballkanin e Hapur”, fsheh tjetër gjë nga pas.

Sipas saj kjo deklaratë ishte një kërcënim i hapur për Aleksandar Vuçiç, të cilit tashmë perëndimi po i kërkon të pozicionohet qartë.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Perëndimi po kërkon të fusë Serbinë në anën e vet? Se duket sikur po mbahet afër Vuçiç dhe Serbia? Para 6 muajsh ka pasur paralajmërime.

Karadaku: Ka ndryshuar një gjë shumë e madhe. E kam parë shumë herë Vuçiçi, se puna ime me emisionin “Ballkan”, dhe unë se kam parë kurrë me keq Vuçiç se këtë herë. Ajo që ndodhi me Lavrovin nuk është shaka. Ajo që ndodhi me Lavrovin ishte paralajmërim për Vuçiçi.

Xhokaxhi: Pse është kërcënim?

Karadaku: Sepse të njëjtin presion që amerikanët po bëjnë tek Vuçici, i njëjti presion bëhet nga Moska, plus që brenda për brenda Serbisë, të paktën 70% e serbëve e shohin Rusinë si aleatin e madh. Nuk më duket më shumë përkëdhelje se sa një lloj mbrojtjeje që ju dha, kjo ishte arsyeja pse Hill ishte aty.

Xhokaxhi: Sa reale mund të jetë një shkëputje e Vuçic nga Rusia?

Karadaku: Ajo që po ndodh është që të shkëputet nga Putin nga Lavrov, që udhëheq aktualisht Federatën ruse.

Xhokaxhi: Më paralajmërove se kishe një suprizë tjetër?

Karadaku: Ajo që besoj se do të jetë e rëndësishme, do të jenë grupet e punës, i është bërë ftesë e hapur Kosovës për të marrë pjesë. Do të presim për ta parë.

/T.H/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!