Deklarata e Kurtit, Gashi: Vuçiç ka qenë ministër i Millosheviçit, nëse nuk njihet pavarësia e Kosovës nuk ka normalizim të marrëdhënieve

schedule18:55 - 12 Janar, 2023

schedule 18:55 - 12 Janar, 2023

Deklarata e bëra nga ana e kryeministrit Albin Kurti për prestigjiozen belge “Der Standard”, ka qenë temë diskutimi në studion e “Ballkan” në Abc News të gazetares Linda Karadaku.

“Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj (me Vuçiçin). Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim së shpejti. Prandaj, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiccit, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij. Prandaj, çfarëdo gjëje pozitive që bën Vuçiç fryhet. Disa nga paragrafët nga Marrëveshja Gjermano-Gjermane e vitit 1972 janë bartur në propozim. Por Willy Brandt shkoi paraprakisht në Varshavë dhe kërkoi falje. Dhe marrëveshja ishte e mundur sepse dy Gjermanitë morën një vend në OKB nëntë muaj më vonë. Por me Rusinë dhe Kinën, ne nuk kemi një shans të tillë. Por bëhet fjalë edhe për faktin se pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën duhet të jenë gjithashtu në bord. Ne kemi simpati dhe bashkëpunim shumë më të madh me administratën aktuale amerikane sesa me atë të mëparshme. Por që nga fundi i shtatorit 2021, MiG-29 u ngrit në kufirin tonë dhe trupat serbe erdhën në kufi, situata ka ndryshuar. Mund të debatoj me Serbinë, por kur ambasadori rus në Serbi, Alexander Bocan-Kharchenko, vjen me MiG-29, kjo është diçka tjetër. Kjo është arsyeja pse unë do të doja të shihja më shumë ushtarë të NATO-s këtu në Kosovë.”, ka deklaruar Kurti për “Der Standard’.

Për të folur për këtë temë ishte i pranishëm në një lidhje me emisionin “Ballkan’ analisti Shkëlzen Gashi.

Ai tha se deklarata e Kurtit janë të saktë, dhe është e nevojshme që t’i kujtohet perëndimit se Vuçiç është ish-ministri i propagandës së Millosheviçit.

Sipas Shkëlzen Gashit në rast se nuk ka njohje të krimeve të luftës dhe pavarësisë së Kosovës nuk mund të ketë mar4rdhënie reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë nga biseda:

Karadaku: Kurti thotë që nuk më trajtojnë njësoj si Vuçiçin, për kë po ankohet?

Gashi: Po ankohet për përfaqësuesit e Bashkësisë nëdrëkombëtare, mendojmë SHBA-të dhe BE-në. Vende që e kanë mbështetur dhe njohur pavarësinë e Kosovës. Mendoj se Kurti ka të drejtë, pasi duket sikur perëndimi nuk po e merr parasysh se Vuçiç ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit, i cili ka bërë 4 luftra. Vuçiç është Gelbelsi i Millosheviçit. Unë mendoj që Kurti bën shumë mirë që po ua kujton.

Karadaku: Por këtu çështja është se Vuçiç është presidenti i Serbisë, këtë fakt nuk e ndryshojmë dot, as Uashingtoni dhe Brukseli nuk e ndryshojnë dot, atyre u duhet të ulen në një tavolinë me Vuçiç. Nëse shkojmë me një retorikë të tillë a vështirësohet ulja në tavolinë për të arritur një marrëveshje përfundimtare?

Gashi: Kjo tregon se me njerëz të Millosheviçit nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve, pa e njohur Serbia Kosovës si shtet të pavarur, si dhe njohjen e së shkuarës të krimeve të luftës. Jo rastësisht Kurti ka përmendur Willi Brand.

Karadak: Po Brand i ka kërkuar falje Polonisë?

Gashi: Ju ka kërkuar falje hebrenjëve. Përmirësim të raportove mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë vetëm nëse pranohet e kaluara. Pa e pranuar të kaluarën nuk mund të ketë normalizim të raporteve Kosovë-Serbi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!