Thirrja e Kishës Katolike, BE si SHBA: Kur të votoni më 25 prill keni parasysh këtë gjë

schedule16:51 - 15 Prill, 2021

schedule 16:51 - 15 Prill, 2021

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka mbështetur deklaratën e bërë nga Ipeshkvët katolikë në lidhje me votimet në zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në Twitter, Soreca shkruan se BE shpreson që më 25 prill të gjithë do të votojnë duke mbajtur në mendje të mirën e përbashkët.

POSTIMI:

“Ne shpresojmë që më 25 prill të gjithë do të ushtrojnë të drejtën dhe detyrën e tyre për të votuar duke mbajtur në mend të mirën e përbashkët, që është gjithashtu qëllimi i çdo aktiviteti politik.”

Deklaratën e Kishës Katolike e mbështeti edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane e cilësoi si të fuqishëm mesazhin e përcjellë nga Peshkopët Katolikë.

Ndër të tjera, në deklaratën e tyre Ipeshkvët katolikë shprehen se shitblerja e votës është plagë e madhe.

“Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet dhe atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon…” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!