Deklarata e Gordana Silanovska/ Mitsotakis reagon sërish: Devijimi nga marrëveshja, pasoja serioze edhe për integrimin e RMV-së

schedule10:58 - 16 Maj, 2024

schedule 10:58 - 16 Maj, 2024

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish për deklaratën e presidentes së re të zgjedhur në Maqedoninë e Veriut, e cila në ceremoninë e betimit përdorim emrin “Maqedoni”. Deklaratë e cila shkaktoi shumë debat.

Në intervistën për televizionin grek “Skai” dha porosinë se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet për bashkëpunim, përsa kohë nuk ekziston harmonizim i plotë me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës.

Më tej theksoi se devijimi nga marrëveshja do të sjellë pasoja edhe në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet bilaterale.

“Lidhur me atë se çfarë do të bëjmë, me deklaratë të qartë e paralajmërova edhe Qeverinë e re në Shkup se çfarëdo lloj devijimi nga Marrëveshja, sigurisht se do të ketë pasoja serioze në marrëdhëniet tona Maqedoninë e Veriut, por edhe në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Evropës”, theksoi Mitsotakis.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!