Deklarata e Demit, Lerda: Nuk kuptoj shqip! Përse rrezikoj?!

schedule12:54 - 28 Shtator, 2019

schedule 12:54 - 28 Shtator, 2019

Derbi i kryeqytetit zhvillohet nesër, prej orës 19:00. Te Partizani e duan me ngulm fitoren, sidomos trajneri Franco Lerda. Italiani rrezikon vendin e punës, pasi presidenti Gaz Demi është i vendosur. Paraqitjet e kampionëve në fuqi nuk kanë qenë në lartësinë e duhur në pesë javët e para dhe të gjithë presin një tjetër lojë në derbi.

STATISTIKAT NË DERBI – “Shpresojmë të jetë ogur i mirë. Numrat kanë vlerë relative. Kemi besim dhe kemi punuar mirë këto ditë. Jemi gati dhe duam ta ruajmë traditën dhe të mbetemi të pathyeshëm në derbi. Ju kënaq barazimi? Kjo pyetje po më bëhet shpesh dhe them të njëjtat gjëra. I përgatis ndeshje t’i fitoj. Pastaj ka shumë situata, futbolli është lojë episodesh. Unë dua të fitoj”.

DEKLARATA E DEMIT – “Nuk kuptoj shqip, askush nuk ma ka përkthyer. Demi nuk më ka thënë asgjë.  E kam të vështirë ta besoj diçka të tillë. Personalisht Demi nuk më ka thënë asgjë. Rreziku i largimit? Përse rrezikoj?!Nuk kemi presion, brenda. Ambienti brenda është pozitiv, jemi të qetë. Do dalim në fushë të marrim maksimumin, pastaj nuk e di çfarë ndodh pas 90 minutave”.

VLERA E DERBIT – “Është një ndeshje e rëndësishme. Për ne vlen tre pikë, por për njerëzit është shumë e rëndësishme. Të fitosh derbin të jep shumë në aspekti psikologjik. Jemi tre pikë prapa, diferenca është shumë e vogël. Në aspektin psikologjik të jep shumë.  Jemi përpjekur të punojmë dhe të perfeksionojmë mekanizmat në lojë, si dhe të rregullojmë ato defekte.

MODULI – “Nuk e di se si do të luajmë. Do të shohim se si do të jetë gjendja e disa lojtarëve. Më pas do të vendos. Ata janë stërvitur dje me grupin, do bëjmë një test. Do shoh gjendjen e tyre dhe do vendos rreshtimin e skuadrës”.

TIRANA – “Është një skuadër e mirë, nuk meritonte të humbte me Kukësin. I pashë në atë ndeshje. Janë të organizuar si ekip, kanë një trajner të mirë dhe duket dora e trajnerit. Do japim gjithçka t’ia dalim me sukses”.

BISEDË ME LOJTARËT E TIFOZËT – “Nuk kam folur me lojtarët për këtë pjesë. Mendoj që mund të flasim sot për derbin. Jemi munduar të përmirësohemi dhe të jemi gati për derbin. Emocionet në këtë ndeshje janë ato që vendosin. Duhet të punojmë në aspektin psikologjik. Tifozët gjithmonë duan fitore.

DERBI ME TORINON – “Ka ndodhur shumë kohë më parë, 30 vite më parë si lojtar. Si trajner kam edhe derbi të tjera, nuk është ky i pari. Nëse humbim, Tirana merr tre pikët, ne zero, Këtë di që ndodh po humbëm. Të tjerat nuk varen nga dhe lojtarët”.

SULMI – “Po punojmë të perfeksionohemi në pasin e fundit, të punojmë me egoizmin e lojtarëve. Duhet të punojmë çdo ditë. Kam shumë besim te këta lojtarë. Ogur i mirë Mala në konferencë? Nuk e kam menduar. Uroj të shënojë dhe të jetë ogur i mirë prezenca e tij këtu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!