Deklarata e Abu Mazen krijon polemika

schedule13:27 - 2 Maj, 2018

schedule 13:27 - 2 Maj, 2018

Ka ngjallur polemika një deklaratë e Presidentit palestinez, Abu Mazen, sipas të cilit Holokausti u shkaktua nga sjelljet sociale të hebrenjve dhe jo nga identiteti i tyre fetar. Kryeministri izraelit Netaniau e cilësoi si antisemit dhe patetik.

Holokausti u shkaktua nga disa sjellje sociale të hebrenjve, si fajdet, bankat e gjëra të tilla. Deklarata e raportuar nga media të ndryshme ndërkombëtare është bërë nga presidenti palestinez Abu Mazen dhe ka shkaktuar një sërë reagimesh dhe në nivel botëror. Mes të parëve që kanë reaguar është dhe kryeministri izraelit Beniamin Netaniau, i cili u shpreh se lideri palestinez është një anti semit dhe patetik.

Deklaratat u bënë gjatë Këshillit palestinez në Ramallah, në një fjalim prej 90 minutash të transmetuar drejt për së drejti në televizionin shtetëror. Abu Mazen mohoi se ka një lidhje mes hebrenjve dhe tokës së Izraelit duke e cilësuar shtetin hebre si një produkt kolonial britanik. Sipas tij hebraizmi dhe origjina e Izraelit është një histori e shkruar nga autorë hebrenj zionistë. Presidenti palestinez shtoi se si në Europë hebrenjtë janë masakruar vazhdimisht ndër shekuj deri kur ndodhi Holokausti.

Dhe pikërisht në këtë moment Abu Mazen u shpreh se mund të sillte tre hebrenj me tre libra, të cilët thonë se urrejtja ndaj hebrenjve nuk shkaktohet nga identiteti i tyre fetar por nga funksionet e tyre sociale.

Përvec kryeministrit izraelit Netaniau edhe zëvendës kryeministr Oren ironizoi mbi Abu Mazen duke thënë se ai ishte partneri I duhur për paqen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!