Dekani i Drejtësisë: Do nisi mësimi në ambiente alternative

schedule14:00 - 28 Janar, 2019

schedule 14:00 - 28 Janar, 2019

Përplasja mes studentëve të ngujuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë dhe atyre që kërkojnë t’i rikthehen mësimit ka degjeneruar në dhunë fizike këtë të hënë. Dekani i Fakultetit i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit mjedise të tjera ku studentët të zhvillojnë leksionet dhe seminaret. Por çfarë parashikon Ligji i Arsimit të Lartë në një kohë kur studentët dhe jo studentë që po mbajnë të bllokuar Fakultetin e Drejtësisë?

Kështu nisi e hëna në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Përplasja mes studentëve të ngujuar në mjediset universitare dhe atyre që kërkojnë t’i rikthehn mësimit arriti deri në dhunë fizike. Një prej studentëve të pranishmë tregon ngjarjen.

Ndërsa studentët e përshkruajne të tillë situatën ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike sipas ligjit për arsimin e lartë bëhet me kërkesë ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë. Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, faktkeqësi natyrore dhe gjendje të jashtëzakonshme policia mund të ndërhyje pa lejen e titullarit. Dekani i Fakultetit të Drejtesisë Artan Hoxha thotë se për të zhbllokuar situtën  ka kërkuar ndihmën e Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni por ky nuk i është pergjigjur.

“Në fakultetin e Drejtësisë sot ka pasur një situatë anormale, shumë të rëndë ku ka pasur konfrontim midis studentëve, mes atyre që duan të bëjnë mësim dhe atyre që kanë ambinetet në zotërim. E kemi kaluar këtë moment tani që flasim. Mund të them që shumica e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë duan të bëjnë mësim. Ne kemi një fluks të madh të tyre dhe një presion që të bëhet i mundur të zhvillohet procesi mësimor sipas programit. Ne jemi përpjekur gjithë këto kohë që këtë program ta realizojmë në ambiente e Fakultetit të Drejtësisë ku u takon studentëve të zhvillojnë procesin mësimor. Kemi marrë shumë premtime dhe nuk është realizuar deri më tani asnjë. Për studnetët ne kemi diskutuar që të marrim ambinetë alternative për të zhvilluar procesin mësimor, i cili sa vjen dhe bëhet më i vështirë. Për këtë arsye ne sot kemi komunikuar me drejtuesin e Universitetit të Tiranës. Rektori nuk na është përgjigjur, unë e marr por nuk kam komunikuar me të”. 

Në këto kushte Hoxha ka i kërkuar Ministrisë së Arsimti t’i vë në dispozicion të tjera mjedise për të zhvilluar mësim.

 “Administratori është lidhur me Ministrinë e Arsimit. Unë vetë kam folur me ministren e Arsimit dhe po shikojmë mundësinë që ambinete të tjera të në vihen në dispozicion me qëllim që të zhvillohet procesi mësimor”.

Ndërkohë mësim nuk po zhvillohet as në Fakultetin e Historisë dhe Filologjës ku studentët  kanë dhe  mbështetjen e  pedagogëve. Ndërsa në fakultetin e Ekonomise sipas studentëve leksionet dhe seminaret zhvillohen normalisht që prej një jave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!