Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dekameroni” i Bokaços botohet për herë të parë i pacensuruar, vepra lindi nga izolimi gjatë murtajës

schedule16:39 - 26 Qershor, 2020

schedule 16:39 - 26 Qershor, 2020

10 ditët e karantinës  së 10 të rinjve nga murtaja e zezë në italin e shekullit të 14   janë thelbi i kryeveprës së “Dekameroni” i Xhovani Bokaços.

Për herë të  parë  këto rrëfenja vijnë në gjuhën shqipe të pa censuruar me përkthimin autentik të Ali Harshovës.

Dorëshkrimet e rralla të viteve ‘60, i gjeti i biri i tij, publicisti  Ilir Harshova, i cili fatkeqësisht nuk arriti ta shikonte veprën të plotë, pasi ndërroi jetë nga COVID-19, disa muaj më parë në SHBA.

Botuesja Irena Toçi  i cilëson të gjitha këto ngjarje si paralelizma tragjik.

“Ndryshimi i sistemeve, ardhja e një epoke tjetër dhe botimi i censuruar i kësaj vepre nuk arriti ti japë lexuesve kënaqësinë, dhe ky është momenti që ne ta kemi të plotë”, shprehet ajo.

Fuqia e kësaj vepre qëndron tek rrëfimi.

“Rëndësia më e madhe e këtij libri qëndron në mënyrën se si është rrëfyer dhe se si rrëfimi këta 10 të rinj i mbajti në formë të mirë gjatë ditëve të karantinës. Janë 100 rrëfenja të treguar nga 10 të rinj, ndaj edhe quhet “Dekameron” janë 10 ditë të izoluar”, tregon ajo.

“Dekameroni” botohet në këtë periudhë pandemie për lexuesit, si një paralele me murtajën e zezë, që ra në Firence në vitin 1348, ku dhjetë të rinj u larguan nga qyteti për shkak të situatës së rëndë.

“Flitet për dashurinë, erotizmin për gjërat e ndaluara të asaj kohe. Për njerëz që ishin pak më naiv se të tjerët. Se si bullizmi i ditëve të tyre arrinte t’i prishte kuadrin e kohës”, shprehet ajo.

Pjesët erotike, por edhe e gjithë vepra vjen me një gjuhë të rrallë duke sjellë bukurinë e kohës.

Xhovani Bokaço (Giovanni Boccaccio) është bashkëkohës i Françesko Petrarkës dhe Dante Aligierit.

Ky është botimi i tretë, por i plotë i “Dekameronit” shqipëruar nga Ali Harshov.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!