Rama: I nderuar Kuvend i Shqipërisë dhe Kosovës kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet qysh se pata nderin e madh t’i adresohem kësaj salle si kryeministër i sapozgjedhur. 10 vite janë shumë pak në jetën e një kombi por shumë në jetën e një individi. Kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne në Shqipëri, me sakrifica e mundime të mëdha, ku nuk kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësive natyrore.
Por kur përjetoj sot habinë e vizitorëve të mrekulluar nga transformimi i Shqipërisë them ia kanë vlejtur sakrificat në të përpjetën e ndryshimeve të gjithanshme, që po e bëjnë Shqipërinë vendin europian që s’u bë dot në shumë vite. Sa kur e mendon se cfarë malesh me kohë janë tretur nuk mund të mos zgjohesh herët cdo mëngjës për të përpjekur të shtosh ngjitjen drejt majës së majës ku gjendet shtëpia e Europës së bashkuar dhe ku fëmijët e Shqipërisë dhe Kosovës më pas nuk do merren më dot kurrë peng nga e kaluara jonë e përbashkët tragjike