Mungesa e investimeve po çon drejt degradimit ndertesen ku ndodhet muzeu arkeologjik ne Korce.
Muret e nderteses qe gezon statusin monument kulture jane çare, ndersa dyshemeja dhe tavani jane demtuar.
Shkak per mungesen e nderhyrjeve nga institucionet ka qene nje problem pronesie qe eshte zgjidhur kohet e fundit.
Per kete problem ABC News u interesua prane drejtorise se monumenteve te kultures, perfaqesues te se ciles thane se eshte hartuar nje projekt per restaurimin por nuk ka fonde per zbatimin e tij.
Megjithate lenia ne harrese nuk ja zbeh vlerat unike qe mban e ruan.
Ky muzeum ka nje iventar te pasur me objekte te periudhes prehistorike, qe nga neoliti i hershëm deri tek periudha e bronzit.
Megjithese unik sa i perket permbajtjes, numri i vizitoreve eshte i vogel. Disa vizitore te huaj, per arsye studimore dhe nxënes te shkollave te mesme jane vizitoret kryesore,