Ndotja e pyllit te Sodës ne Vlorë nga mbeturinat dhe mbetjet inerte, tashmë është shndërruar në një fenomen shqetësues. Ndonëse cilësohet si mushkëria e qytetit bregdetar, hedhjet e inerteve pa kriter po e çojnë atë drejt degradimit.
Kthyer në një varreza makinash, Pylli Sodës shërben tashmë për depozitimin e mbeturinave për një kohë të gjatë. Por në periudhën e fundit dhe një tjetër fenomen mjaft sheqtësues është ajo e hedhjes së mbetjeve të automjeteve të ndryshme. Mund të jenë pika servisi nga Vlora, por edhe nga rrethe të tjera shumë pramë që depozitojnë mbetjet e automjeteve në zonën e pyllit të Sodës.
Kjo situatë vijon prej dy javësh, ndërsa nuk është marrë asnjë masë për largimin e mbetjeve.
Thirrjet sensibilizuese për mbrojtjen e mjedisit dhe aksionet për pastrimin nuk kanë bërë efekt, pasi papërgjegjmëria vijon sërish.
Përballë këtij fenomeni Bashkia e Vlorës, Policia Bashkiake, si dhe institucionet e tjera vendore nuk kanë marrë asnjë masë për parandalinim e kësaj masakre mjedisore./abcnews.al