“Dëgjuam breshëri plumbash”, dëshmitarët tregojnë “skemën” e ekzekutimit të shqiptarit në Ekuador

schedule22:26 - 10 Nëntor, 2023

schedule 22:26 - 10 Nëntor, 2023

Me nëntë plumba u ekzekutua 53-vjeçari shqiptar Arjan Rizaj. Ai u ekzekutua në Guajakil të Ekuadorit, para spitalit “Luzi Vernaza”. 53-vjeçari kishte shoqëruar bashkëshorten e tij dhe ishte duke pritur brenda automjetit të parkuar.

Mediat e huaja shkruajnë se dy persona me motor i janë afruar makinës së Arjan Rizajt dhe e kanë qëlluar 9 herë.

 

Sipas dëshmitarëve, motori që i është afruar makinës ku edhe 53-vjeçari shqiptar po qëndronte ishte e bardhë, ndërsa kanë treguar se më pas kanë dëgjuar breshëri armësh, ndërsa motori u largua me shpejtësi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!