Sidriti e Meri Bejleri iu drejtuan Shkodrës së tyre të dashur, për të takuar nga afër familjen Rripa me tre jetimë. Në hyrje të shtëpisë së gjyshërve, Sidritin e Merin i presin dy vajzat, Ermelinda e Melisa.
Pasi takojnë vajzat, Meri e Sidriti përshëndeten me Mirën dhe Edmondin. Mira u tregon atyre se jetesa përgjatë viteve të fundit është bërë një barrë e madhe. Familja jeton me fare pak para, ndërsa nëna e tre jetimëve e cila ka kaluar dhe tumor në kokë, tregon se vizitën e fundit mjekësore e ka kryer vitin e kaluar…
Meri Bejleri: Mira si je?
Mira: Mirë… mirë duhet me thënë, se vështirë. Këtu jemi në shtëpi me qira, tek babai im. Edhe ai vetë me qira. Për punë nuk jam, se kalova tumor në tru. Halle plot…
Meri: Ne prindërit, për fëmijë jetojmë…
Mira: U duhet shkolla… s’kanë ku fusin kryet fëmijët. Edhe prindërit e mi pleq janë… (qan) unë një kemp marr, 96 mijë lekë dhe një ndihmë ekonomike 34 mijë lekë…. nëna punon në fabrikë, im atë merr pension.
Meri Bejleri: Bashkëshorti ka ndërruar jetë…
Mira Rripa: Po, po i bën 8 vjet tani afër…fëmijët kanë qenë të vegjël kur u iku babai, e pas 6 muajve më kapi mua tumori. Është e vështirë për një nënë, të rrisë tre jetimë, në sëmundje, pa punë e pa kurrgjë.
Meri: Ne veç kur e dëgjojmë, mbushemi me lot, e jo më ta përjetojmë.
Sidriti: Ti duhet të shpëtosh, të jetosh për fëmijët e tu.
Meri: Mos me u mërzit, sepse kur i shtin mërzi vetes të afrohet sëmundja sërish. Ke detyrën për t’u bërë dy herë e fortë. Kollaj me fol, por përgjegjësia është e jotja për këta fëmijë.
Sidriti: Duhet me mendu vetëm kaq, kurrkush në botë s’mundet me i dash këta fëmijë më shumë se ti. Njeriu duhet me gjet arsye me pa përpara. Ja ku e ke shtyllën e shtëpisë. Për këtë djalë vetëm, ti duhet të qetësohesh…
Edmondi: Kam punuar ku kam mundur… mendoj të iki dhe jashtë, të bëj më shumë para.
Sidrit: Edmond, ikja jote tani do ishte e parakohshme. Nuk po them të mos ikësh, por je ende i vogël. Nënës i duhesh këtu, motrave të tua.
Mira: Djali është në shkollë profesionale për gatim. Punon e shkon në shkollë…
E në këtë moment, Meri Bejleri s’mundi t’i mbajë më dot lotët…
Meri: Po ju vajza, çfarë bëni…
Melisa: Në shkollë…
Sidriti- Mirës: Kur e ke bërë vizitën e fundit?
Mira: Kohë ka, në korrik të vitit të kaluar. Për Zotin, hiç mirë nuk doli, por nuk kam çfarë bëj.
Sidriti: Dashtë Zoti, unë do të interesohem që të bësh disa vizita urgjentenë spital. Vishuni pak dhe falim një fije, të lehtësojmë pak mendimet