“Dëgjo këtu ti ped*rast m*ti!” Plas keq ne Kuvend, Rudina Hajdari “hap” sytë

schedule12:35 - 23 Shtator, 2020

schedule 12:35 - 23 Shtator, 2020

Komisioni për Integrimin Europian ka miratuar ditën e djeshme në mbledhjen e sotme virtuale projekt- relozutën “Për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe miratimin e planit të masave për përmbushjen e përparësive të përcaktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian”.

Në këtë mbledhje është shënuar edhe një incident pasi në një moment u dëgjua një telefonatë.

Në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po bënte apelin përmes platformës “Zoom”, në radhën e deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe zëri “misterioz”.

Në pamje duket vetëm Hajdari por, për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.

Nga mikrofoni i ndezur dëgjohet edhe përgjigja e deputetit i cili thotë: “Pse ça bëra unë?”

Më pas linja ndërpritet dhe i kalon radha deputetit Nikolin Staka. s.b/abcnews.al/