Degë të reja të “Shkencat e Natyrës”/ Programe 3-vjeçare për kimi farmaceutike, fizikë e shkenca kompjuterike

schedule15:58 - 17 Shkurt, 2024

schedule 15:58 - 17 Shkurt, 2024

Dy degë të reja studimi hapen vitin e ardhshëm akademik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, kimi farmaceutike dhe fizikë e shkenca kompjuterike.

Zëvendësdekania e Shkencave të Natyrës, Eglantina Xhaja tregon se programet do të jenë tre vjeçare.

Pas përfundimit të  ciklit  bachelor studentët do të kenë mundësi të ndjekin ciklin master dhe të  profilizohen  për të punuar si  në industrinë farmaceutike e atë të teknologjisë së informacionit  apo mësues kimie dhe fizike.

“Çdo student i cili ka mesatare mbi 6.5 ka të drejtë të aplikojë në këto programe studimi. Më pas nëse do të zgjedhë mësuesi ka kriter specifik. Një student i cili do të diplomohet në kimi farmaceutike është i aftë të punojë në teknologjinë farmaceutike se ne duhet të themi se në historikun tonë farmacia ka qenë pjesë e Shkencave të Natyrës dhe pjesë integrale e kurrikulës është formimi në kimi. Është parë që studentët e diplomuar në fizikë janë të aftë dhe të përshtaten dhe kundrejtë kërkesave që tregu sot ofron në teknologjinë e informacionit dhe përpunimin e të dhënave”.

Me rënien e interesit të maturantëve për të vijuar studimet e larta për kimi dhe fizikë riorganizimi i programeve të studimit në këtë fakultet u pa i domosdoshëm.

Analiza e tregut të punës çoi në këtë përfundim.

Qëllimi ishte ti ofrojmë një gamë më të gjërë,  kurrikul më të përditësuar, jemi konsultuar me universitete të njohura në Europë.

Së pari me bachelor fizikë dhe më pas me bachelor kimi patën një rënie drastike të numrit të  studentëve duke filluar shtatë vitet e fundit, kështu që  u pa si nevojë imediate riformatimi i këtyre programeve të studimit.

Rëina e numrit të studentëve në këto degë u bë më e ndjeshme me vendosjen e mesatares mbi 7.5 si kriter për ata që dëshirojnë të studiojnë për mësuesi.

Për fizikë këtë vit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës  studiojnë pesë studentë dhe për kimi 10./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!