Dega e PD-së në Roskovec: Bufin e çuam në prokurori për punësimet që bëri në fushatë

schedule19:12 - 5 Maj, 2021

schedule 19:12 - 5 Maj, 2021

Dega e PD-së në Roskovec deklaron se ka kallëzuar penalisht kryetaren e bashkisë Majlinda Bufi me akuzën e punësimeve të paligjshme në kohën e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Prillit. Në postimin në Facebook, dega e partisë më të madhe në opozitë njofton se pas denoncimit prokuroria ka hapur procedim ndaj kryetares së bashkisë.

“Partia Demokratike Dega Roskovec ju ben me dije se pas masakres zgjedhore qe ju jeni deshmitar te gjithe sesi  Edi Rama dhe bandat e tij ne 25 Prill moren nje fitore te vjedhur me shantazhe per buken e gojes dhe vendin e punes, pressione, blerje votash dhe çdo forme tjeter dhune e ushtruar ndaj qytetareve, ka depozituar me fakte dhe prova kallezim penal ndaj Kryetares se Bashkise Roskovec, Majlinda Bufi, prane Prokurorise se rrethit gjyqesor Fier.

PD Roskovec ka dorezuar shkresen ne date 07/04/2021 me akuzen “Perdorimi i funksionit publik per veprimtari politike ose zgjedhore, saktesisht: punesime te paligjshme ne kohe elektorale”, te parashikuar nga neni 328/a i kodit penal.

Prokuroria e rrethit gjyqesor Fier nepermjet shkreses zyrtare date 20/04/2021 me nr.prot 441/1 ben me dije se ka hapur procedim penal ndaj Majlida Bufit per te njejten akuze.

Procedimi Penal mban nr: 309 dhe date 08/04/2021. Ne, inkurajojme dhe mbeshtesim Prokurorine dhe te gjitha organet ligjzbatuese qe t’i shkojne deri ne fund kesaj çeshtje dhe te vihen perpara drejtese me pranga ne duar, te gjithe ata qe me kane futur duart ne zgjedhje per te deformuar vullnetin e qytetareve me manovra te paligjshme” mbyllet reagimi i degës së PD-së në Roskovec./ Abcnews.al