“Defender 21”, Kim: Zhytësit e Marinës stërviten së bashku për të forcuar bashkëpunimin

schedule19:23 - 13 Maj, 2021

schedule 19:23 - 13 Maj, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ndarë në Twitter disa pamje që tregojnë ushtarët amerikanë dhe ata shqiptarë duke bërë zhytje së bashku në kuadër të “Defender 21”. Në postimin e saj, diplomatja amerikane shkruan se zhytësit e Marinës shqiptare dhe asaj amerikane po stërviten bashkë për të forcuar aftësitë e tyre dhe bashkëpunimin.

Stërvitja e ushtarëve amerikanë dhe atyre shqiptarë u kryen në Bazën e Pasha Limanit në Vlorë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!