Dedja: S’ka bazë ligjore që qeveria holandeze t’i kërkojë pezullimin e vizave KE-së

schedule22:11 - 17 Prill, 2019

schedule 22:11 - 17 Prill, 2019

Zëvendësministri për Europën dhe Punet e jashtme Sokol Dedja sqaroi në studion e Byro Politike bazat dhe kriteret ku mund të vendoset regjimi i vizave. Sipas tij ka një rregullore dhe janë 4 kritere ku mund të vendoset regjimi i përkohshëm dhe përcaktohet se mbi ç’baza miratohet kjo.

“Duhet të ketë rritje masive të emigracionit të paligjshme, ose rritje e kërkesave për azil, ose një rritje e adresimti të emigrantëve të parregullt, ose rritje e akteve kriminale me origjinë nga vendi në fjalë që të bëjë kërcënim serioz për vendet anëtare”.

Sipas tij nuk ekziston asnjë bazë ligjore që qeveria holandeze t’ia kërkojë aktivizimin e pezullimit të vizave Komisionit Evropian.

“Situata e krimit shqiptar është në rënie. Jo vetëm nuk kemi rritje masive, por kemi rënie të krimit me origjinë nga Shqipëria në Hollandë.

Për të evituar edhe panikun e panevojshëm nuk ekziston asnjë bazë që qeveria holandeze t’ia kërkojë aktivizimin e pezullimit të vizave.

Nuk ka asnjë bazë ligjore për t’ia kërkuar Komisionit Evropian. Qeveria holandeze është në situatë komplekse. Nga njëra anë ka kërkesën e parlamentit dhe nga ana tjetër nuk ka bazë ligjore për t’ia kërkuar Komisionit Evropian”. /abcnews.al