Dedikimi emocionues, Ronaldo: Askush sipër Pele, diçka s’e harroj kurrë

schedule17:37 - 23 Tetor, 2020

schedule 17:37 - 23 Tetor, 2020

Sot është një ditë e gëzuar në Brazil. Pele, idhulli i të gjithë tifozëve, feston 80-vjetorin e lindjes. Një ndër urimet më të bukura për legjendën e lojës me top, vjen nga Ronaldo Fenomeni me anë të një postimi emocionues në Instagram.

Ka vetëm një mbret dhe ai është Pele, më i madhi prej të gjithëve. Ndjej admirim dhe mirënjohje të pamasë që cilësohem si pasardhësi yt. Në të njëjtën kohë ndihem me fat që i përkas brezit që frymëzohej nga futbolli yt.

View this post on Instagram

Rei é um só e é ele. O maior de todos os tempos. A mim, cabe a imensa admiração e gratidão por ter chegado depois de você. Que sorte a minha ser da geração inspirada pelo seu futebol. Que privilégio ter você como ídolo. Sou da era pós-Pelé e não queria ser de antes – nem imagino como seria crescer sem você de inspiração. Que talento! Absolutamente fora do comum. Sua história também me fez acreditar no meu sonho. E quando tudo deu certo, você estava lá. Meu ídolo vibrando por mim, comemorando comigo, a despeito de qualquer rivalidade que incitam as comparações – eu sentia apenas o seu orgulho genuíno por ver outro brasileiro no topo. Obrigado, @pele. Feliz aniversário!

A post shared by Ronaldo (@ronaldo) on

Çfarë privilegji të kem një idhull si ti. Unë i përkas periudhës post-Pele dhe nuk ia kam idenë se si do të rritesha pa frymëzimin ndaj teje. Çfarë talenti, absolutisht diçka jashtë normales. Nisa të besoj tek ëndrrat e mia prej historisë që shkruajte ti.

Dhe kur i ktheva ëndrrat në realitet, ti ishte aty përkrah meje. Idhulli im që po lumturohej dhe festonte për mua, pavarësisht çdo rivaliteti që tentonin të nxisnin mes nesh. E ndjeja krenarinë që po përjetojë që një tjetër brazilian kishte arritur në majë. Faleminderit Pele“, shkruan Ronaldo. /abcnews.al