Humbja e Laçit 1-2 ndaj Hapoel Beer Shevës është tema e diskutimeve në emisionin “Pressing” në ABC News. Nevil Dede, trajneri i Shqipërisë U19, analizon disfatën e pësuar në minutat shtesë, që solli eliminimin e bardhezinjve nga Europa League.
“Gafë e Malotës në golin e barazimit. E pashë si numër 6, por gaboi te goli i parë. Laçi i formatuar për ta pritur Hapoelin dhe të nisej në kundërsulm. Ia arriti, por shpenzimi i energjive ishte kolosal.
Me Shehun nuk po ecte në pjesën e parë. Në 2-3 situata u bë i rrezikshëm Laçi, derisa shënoi me Nwabuezen. Pas golit u rikthye tabloja e pjesës së parë. Patën vetëm një kundërsulm që Xhixha nuk e zgjidhi.
Shpenzimi i energjive sjell edhe shthurje. Nuk kishte shans Laçi ta çonte në penallti ndeshjen, edhe nëse shkonte në shtesë. E dhimbshme ajo që i ndodhi në minutat e fundit. Hapoeli ishte më dominant se Laçi“, deklaron Nevil Dede. /abcnews.al