Debutuesi më i ri në Serie A, Camarda: Sot e di pse zemra më rreh vetëm për Milan

schedule15:48 - 26 Nëntor, 2023

schedule 15:48 - 26 Nëntor, 2023

Një ditë pas herës së tij të parë në Serie A, në moshën 15 vjeçare, që e bëri atë debutuesin më të ri të të gjithë kohërave në kampionatin italian, Francesco Camarda është i pushtuar nga emocionet.

“Çfarë mund të them.. ishte diçka unike që nuk do ta harroj kurrë. Është e vërtetë që që i vogël u dashurova me ty, zemra më rrihte, nuk pyeti pse! Epo sot e di pse! Zbulova se kam një shtëpi të dytë dhe gjëja më e mirë është se ata janë të gjithë njerëz si unë. Të dua, faleminderit!!”, shprehej sulmuesi më i ri në moshë i Milanit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!