Mauricio Pochettino e nisi me një barazim aventurën në stolin e PSG-së. Kampionët në fuqi të Francës, nuk shkuan me shumë se një barazim 1-1 në fushën e St Etienne mbrëmjen e kaluar.
Një rezultat që ka lënë të zhgënjyer 48-vjeçarin latin. Pochettino vlerëson ekipin kundërshtar dhe ka një mesazh për lojtarët e skuadrës së tij.
“Nuk ishte e thjeshtë të përballeshim me St Etienne, një skuadër shumë e fortë fizikisht dhe me cilësi të mira. Rrethanat janë këto që janë, por nuk duhet të kërkojmë justifikime.
Ne duhet të ulim kokën, të punojmë fort dhe të përmirësohemi. Duhet të luajmë një futboll më të mirë dhe të fitojmë ndeshjet, nuk duhet të harrojmë që jemi PSG.
Në këtë klub duhet të jesh gjithmonë i zemëruar kur nuk arrin të fitosh ndeshjet“, thekson trajneri argjentinas i nënkampionëve të Europës. /abcnews.al