Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debutimi përrallor, Suarez: Çfarë pritje fantastike, kam një mesazh për Atleticon

schedule23:38 - 27 Shtator, 2020

schedule 23:38 - 27 Shtator, 2020

Debutim përrallor për Luis Suarez tek Atletico Madrid. “El Pistolero” u hodhë në fushë në minutën e 70-të nga trajneri Diego Simeone në ndeshjen e fituar 6-1 përballë Granadës dhe i mjaftuan pak minuta për të lënë shënjen e tij.

Në fillim dhuroi një asist për Llorenten, teksa më pas realizoi dy gola të bukur. 33-vjeçari nuk e fsheh lumturinë e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, duke dhënë një mesazh për shokët e rinj të skuadrës.

Jam i lumtur me debutimin. Ndihem shumë i kënaqur, pasi donim ta nisnim me fitore sezonin e ri në La Liga. Gjithmonë lumturohesh kur ia del të debutosh me gol në ekipin e ri.

Barcelona? Ata donin të bënin ndryshime dhe nuk më mbetet veçse ta pranoj diçka të tillë. Kam ardhur në një klub që më ka pritur në mënyrë spektakolare.

Dallohet atmosfera e mirë që ekziston tek Atletico. Mund të realizojmë gjëra të rëndësishme, rëndësi ka të qëndrojmë të bashkuar gjatë gjithë sezonit“, thekson Luis Suarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!