Kukësi ka besim të plotë se mund t’ia dalë në Ligën e Evropës ndaj kundërshtarit hungarez. Trajneri Ernest Gjoka tregon sesi e sheh sfidën, në intervistën e dhënë për ABC News.
Nuk pritet të jetë e lehtë, por nuk duan të jenë të dorëzuar.
Te Kukësi diskutuan për shortin e Ligës së Evropës, që i vendosi përballë skuadrës hungareze, Derbreceni.
Trajneri Ernest Gjoka, tregoi për Abc Neës-n sesi e vlerëson përballjen dhe se çfarë mendon për shanset e kualifikimit.
Gjoka thotë se ka nisur menjëherë studimin e kundërshtarit, diçka që do të thellohet në vazhdim.
Po vetë Kukësi si e sheh veten në prag të dueleve evropiane?
Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë herë nuk do të ketë shpenzime të mëdha në fazë përgatitore. /ABC news Albania 24/7