Moti i keq ka përfshirë Europën, duke shkaktuar viktima dhe përmbytje.
“Monica” që po përfshin Francën juglindore, ka shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe shtatë të zhdukur, ndërsa 6 departamente janë nën alarmin portokalli të rrezikut të përmbytjeve.
Violent Storms in Southern France Leave 7 Missing, Including Children, Amid Flood Chaoshttps://t.co/3zcnYwRCTM#France #Environment #Flooding #BNN pic.twitter.com/cxZRJaQHwc
— GeetaPillai (@GeetaaPillai) March 10, 2024
Mediat franceze bëjnë të ditur se mes të zhdukurve është një kryefamiljar me dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç. Kërkimet për të zhdukurit në Gard u ndërprenë gjatë natës dhe kanë rifilluar mëngjesin e sotëm.
Charente-Maritime, Gironde, Pyrenées-Atlantiques, Yonne, Saone-et-Loire dhe Puy-de-Dome janë ende në alarm portokalli nga Météo France këtë mëngjes për rrezikun e përmbytjeve.
Moti i keq ka përfshirë edhe Italinë, ku mbrojtja civile ka lëshuar një alarm portokalli në Emilia-Romagna dhe një alarm të verdhë në 16 rajone të tjera.
Katër mijë përdorues kanë mbetur pa energji për shkak të reshjeve të borës dhe shiut që kanë përfshirë Piemonten, ndërsa në Lombardi rrëshqitjet e dheut dhe përmbytje kanë përfshirë Ligurian, ku ka disa të evakuuar.
Për shkak të një orteku në Monesi në brendësi të Imperias, një nga katër alpinistët e skijimit ka vdekur. Edhe në alpet zvicerane janë gjetur pajetë 5 nga 6 alpinistët që ishin zhdukur prej dy ditësh.
Stuhia Monica ka prekur edhe Spanjën duke shkaktuar reshje të forta shiu, bore, erë. Moti pritet të stabilizohet javën e ardhshme. Megjithatë, një stuhi e re e Atlantikut do të godasë Spanjën të mërkurën.
/abcnews.al