Dëbora nisi, mëngjes i ftohtë, e diela me vranësira dhe kthjellime

schedule07:24 - 22 Nëntor, 2020

schedule 07:24 - 22 Nëntor, 2020

Dëbora nisi. Mbrëmjen e djeshme Dardha e Korçës u zbardh nga reshjet e dëborës. Ditën e sotme mbi vendin tonë, sipas Meteoalb, do të mbizotërojë një mot me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të pakta, që do të dominojnë gjatë paradites.

Por mesdita dhe orët vijuese pritet që të largojnë vranësirat fillimisht nga zonat bregdetare dhe me pas gjithë territori do përfshihet nga kthjellimet.

Temperaturat e ajrit ulen sërish lehtë në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 17°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova
Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Por duke ju afruar mesditës moti kthjellohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore verilindore , të cilat do të diktojnë kthjellime por mot të freskët gjatë paradites. Edhe pjesa tjetër e ditës mbetet në të njëjtat kushte.

Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe Veriore do të vijojnë me vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Po ashtu Ishujt Britanikë do të përfshihen nga vranësira të dendura dhe reshje shiu. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të paraqitet me kthjellime.

db/Abcnews.al