Dëbora mbulon Ballkanin, Serbia më e prekura

schedule23:40 - 10 Janar, 2019

schedule 23:40 - 10 Janar, 2019

Reshjet e dëborës në Ballkan kanë shkaktuar probleme të shumta në trafikun rrugor. Në Serbi një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti, ndërsa rreth 5 mijë banorë në jug-lindje të vendit kanë mbetur të izoluar.

Dëbora ka bllokuar gjithcka në shumë zona të Ballkanit. Disa qytete në Serbi janë në gjendje të jashtëzakonshme pasi të reshurat nuk kanë ndaluar për më shumë se 24 orë dhe trashësia e saj ka arritur deri në dy metra në qytetin Lluqani.

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Krushevcit, ku shoferi i autobusit ka vdekur pas përplasjes me një makinë, kurse një grua shtatzënë i është nënshtruar lindjes me prerje cesariane pas aksidentit dhe gjendet në rrezik për jetën. Kurse në jug-lindje të Serbisë rreth 5.000 persona nuk kanë komunikim me pjesët tjera për shkak të të reshurave që kanë zgjatur prej një jave në qytezën Nova Varosh.

Disa persona kanë vdekur si pasojë e ngrirjes javët e fundit vetëm në Serbi dhe numri i aksidenteve është shtuar dukshëm pasi dëbora e re bllokon rrugët në vazhdimësi. Shumë pjesë malore në tërë Ballkanin kanë ngelur pa energji elektrike dhe autoritet bëjnë thirrje për lëvizje të kujdesshme. Në pjesët malore gjendja është më alarmante pasi dëbora është dendur sic duket edhe në Bosnje gjatë shpëtimit të deleve të mbuluara nga dëbora./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!