Prej 5 ditësh Theshi është bllokuar totalisht nga dëbora. Banorët nuk arrijnë të komunikojnë me rrethinat e tjera dhe me energji elektrike furnizohet vetëm një pjesë e zonës. Në rrugën që të çon drejt Thethit po ndërhyhet për largimin e borës, por aksioni pritet të zgjasë disa ditë.
Pas përmbytjeve në jug, moti ka krijuar probleme në veri.
Thethi prej disa ditësh është i izoluar totalisht.
Fadromat e para kanë nisur ndërhyrjen për largimin e deborës.
Në zonë ishte Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja dhe Drejtori i ARRSH Shkodër.
Firma që e ka në kontraktim rrugën nuk i është përgjigjur detyrimeve që parashikon kontrata. Ndaj, pas kërkesës së prefektit në rrugën e Thethit po ndërhyn një tjetër kompani.
Bora, përvçe se ka izoluar shumë banorë, po dëmton edhe turizmin. Sa i përket energjisë elektrike, në Theth është kthyer furnizimi, por në Dukagjin disa fshatra janë në errrësire nga dëmtimi i rrjetit./abcnews.al
https://youtu.be/8fTWJFBC_2Q