Dëbora anulon zgjedhjet në 3 qendra votimi në Shkodër

schedule15:14 - 6 Mars, 2022

schedule 15:14 - 6 Mars, 2022

Nuk është mundur të zhvillohet votimi në dy fshatra të Shkodrës, atë të Shoshit dhe Pultit. Kjo ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që e kanë bërë të pamundur dërgimin e komisionerëve në qendrat e votimit. Lajmi për mos votimin në këto zona është bërë i ditur Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili tha se në Pult dhe Shosh votimi konsiderohet i pafilluar dhe i përfunduar. Në listë në qendrat e votimit në Shosh dhe Pult janë rreth 1300 votues.  Bëhet fjalë në total për 3 QV, 2 në Shosh dhe 1 në Pult.

Duke u ndalur tek problematikat e hasura në bashkinë e Vorës, Celibashi u shpreh se votimi në këtë bashki ka vijuar normalisht. Për sa u përket problematikave të raportuara, sipas Celibashit 13% e tyre lidhen me kamerat e vëzhgimit, rreth 70% me pajisjen e identifikimit elektronik dhe 15% me çështje të administrimit të zgjedhjeve.

Celibashi u shpreh se është komunikuar me KZAZ-të dhe KQV-të që të mos lejohet grumbullimi i personave të paautorizuar pranë QV-ve.

“Në 5 QV identifikimi është bërë me lista pasi kanë munguar operatorët teknikë të pajisjeve. 15% e problematikave lidhen me administrimin e zgjedhjeve.  73% e problematikave të raportuara lidhet me pajisjen elektronike të identifikimit. 13% e problematikave lidhen me kamerat e vëzhgimit në qendrat e votimit . Në 2 qendra votimi në Shosh dhe 1 në Pult, bashkia Shkodër s’ka filluar votimi. 40% e problemeve në Shkodër, 33% në Durrës, 12% në Lushnje, 9% në Dibër, 6% në Rrogozhinë. Nëse zgjedhjet në Shkodër shpallen të pavlefshme votimet e reja bëhen 4 javë pas vendimit” tha Celibashi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!