Trump nis “spastrimin” e emigrantëve/ Të lidhur me zinxhirë, dy avionë të ushtrisë nisen drejt Guatemalës

schedule20:55 - 24 Janar, 2025

schedule 20:55 - 24 Janar, 2025

Donald Trump ka nisur zyrtarisht zbatimin e atij që u konsiderua premtimi më i madhi i tij përgjatë fushatës presidenciale. Dy avionë të ushtrisë Amerikane C-17 me 80 emigrantë të paligjshëm secili fluturuan këtë të premte drejt Guatemalës.

Emigrantët, me një zinxhir rreth belit dhe duart e lidhura, shihen teksa hipin në avionë.

Lëvizja e administratës së re amerikane vjen pasi Trump po mendon të vendosë 10 mijë trupa ushtarak për ruajtjen e kufirit me Meksikën.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë është zotuar për dëbim të emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara ndërsa me retorikën e tij të ashpër ka thënë se vendet më të rrezikshme të botës kanë eksportuar kriminelët e tyre drejt Amerikës.

Në një deklaratë të lëshuar nga Departmanenti Amerikan i Shtetit thuhet se Guatemala dhe Uashingtoni janë të përkushtuar për ti dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare.

Dy avionët ushatakë që u përdorën për të dëbuar 160 emigrantët e paligjshëm shënuan herën e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që avionët ushtarakë u përdorën për misione të tilla.

Këto avionë janë përdorur kryesisht për qëllime ushtarake si tërheqja e SHBA nga Afganistanti apo për transportin e zyrtarëve të lartë në zona të caktuara. Pentagoni amerikan ka deklaruar se avionët ushtarakë do të përdoren për të dëbuar më shumë se 5 mijë emigrant të arrestuar në El Paso Teksas dhe në San Diego Kaliforni.

Ditën e inagurimit të tij si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkaura të Amerikës Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës në Kufirin SHBA Meksikë, për atë që ai e quajti një kufi të hapur që ka shkatërruar Amerikën.

Aktualisht sipas të dhënave nga autoritetet amerikane, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jetojnë më shumë se 11 milionë e 300 mijë emigrantë të paligjshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!