Një zyrtar i lartë evropian e ka cilësuar dëbimin e diplomatëve rusë si një krisje të madhe për inteligjencën ruse.
Duke folur në kushte anonimati ai tha për Washington Post se Kremlini do të hasë vështirësi në rikuperimin e inteligjencës ruse.
“Ricaktimi i personelit të ri dhe riorganizmi mund të mos jetë i mundur për ca kohë”, tha diplomati shkruan skynews.
Në Lituani dhe Letoni, vendet baltike që mbajnë një qëndrim të ashpër kundër Kremlinit, urdhëruan mbylljen e konsullatave ruse këtë javë dhe dëbuan një numër të konsiderueshëm zyrtarësh rusë, përfshirë ambasadorin rus në Lituani./abcnews.al.