Dëbimi i 6 turqve nga Kosova/Reagon Gulen: Akt banditesk

schedule20:10 - 3 Prill, 2018

schedule 20:10 - 3 Prill, 2018

Kleriku islamik Fetullah Gylen ka reaguar në lidhje me dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova, duke e cilësuar episodin një pengmarrje të denjë me ato që ndodhin në vendet e qeverisura nga regjime totalitare.

 

Kleriku mysliman që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, Fetullah Gylen e ka quajtur një akt banditesk arrestimin dhe dëbimin e 6 shtetasve turq nga Kosova. Në një intervistë për gazetën “Aksham”, Gylen ka deklaruar se persona të pafajshëm po bien pre e veprimeve të dhunshme, që kryhen vetëm në vendet me regjim autoritar.

Gylen: “Banditët po marrin peng njerëzit në Kosovë, njësoj si në Pakistan, apo në Mianmar. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën”.

Gylen akuzohet si arkitekti i grushtit të dështuar të shtetit në Turqi në vitin 2016. Disa herë Ankaraja zyrtare ka kërkuar me ngulm ekstradimin e tij nga Shtetet e Bashkuara, por administrata amerikane ka refuzuar duke i cilësuar provat në ngarkim të klerikut si të pamjaftueshme./abcnews.al