Debati Trump- Biden mori vëmendje në të gjithë botën, por pas nuk ngelën as zonjat Melania dhe Ivanka Trump. Veshja e tyre është komentuar pafund nga rrjeti, pasi ato zgjodhën dy kostume dramatikisht të kundërta.
Zonja e Parë veshi një kostum të zi me shirita nga Dolce & Gabban ndryshe nga Ivanka, e cila mbante të veshur një kostum të bardhë nga Gabriela Hearst.
Kjo e fundit u kombinua me të dashurën e vëllait të saj, ish-drejtuesen e Fox News, Kimberly Guilfoyle, e cila gjithashtu kishte veshur një kostum të bardhë nga koka te këmbët.
Mesa duket, Melania dhe Ivanka ranë dakord për një detaj të rëndësishëm.
Ndërkohë që Donald Trump kaloi pjesën më të madhe të pandemisë duke minimizuar efektivitetin e maskave, gruaja dhe vajza e tij zgjodhën ta mbanin maskën, ndërkohë që bënin rrugën për në vendet e tyre para se të fillonte debati. l.k/abcnews.al