Debati tek Ligjet, PS: “Prokuror të përkohshëm me votim të thjeshtë”

schedule16:47 - 7 Dhjetor, 2017

schedule 16:47 - 7 Dhjetor, 2017

Pas tre orësh debat, Komisioni i Ligjeve ka miratuar procedurën për zëvendësimin e Prokurorit të Përgjithshëm me një prokuror të përkohshëm dhe zgjedhjen e këtij të fundit me shumicë të thjeshtë.
Opozita braktisi komisionin në momentin e votimit pas një debati të gjatë ku palët sqaruan me detaje pozicionet e kundërta.
Kryetari socialist i komisionit dhe deputetët socialistë kanë përcjellë qëndrimin e mazhorancës se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 7 dhjetor, e sipas nenit tranzitor të ligjit për prokurorinë, vendimi për zëvendësimin me një prokuror të përkohshëm, në kushtet kur KLP, organi që e zgjedh, ende nuk është ngritur. Socialistët deklarojnë se zëvendësuesi i përkohshëm i Llallës do zgjidhet me shumicë të thjeshtë, bazuar edhe në memot rekomanduese të OPDAT e EURALIUS.
PD dhe LSI kanë qëndrim të kundërt. Sipas tyre, ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë është Kushtetuta, sipas të cilës, është KLP e jo Kuvendi ai që cakton mbarimin e mandatit të Llallës, si dhe propozon prokurorin e ri të përgjithshëm. Oerd Bylykbashi dhe antarët e PD e LSI në Komision kërkojnë referencë në Kushtetutë edhe për zgjedhjen e prokurorit, qoftë ky i përkohshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!