Ideja e krijimi i te nje shteti bektashi brenda territorit te shtetit shqiptar eshte kthyer ne temen e dites dhe ka shkaktuar jo pak zhurme qe nga fundjava e kaluar. Komentet jane te ndryshme, ndersa kryegjyshata boterore e bektashinjve ne tirane zyrtarisht ka deklaruar se nuk kane synime politike, por shteti sovran i bektashinjve do te kountribuonte ne harmonine fetare ne vend.
Disa ditë pas propozimit për krijimin e një shteti sovran, besimtarët bektashi, të cilët vizitojnë selinë e shenjtë për të kryer ritualet e zakonshme të besimit të tyre shprehen të tërhequr për lajmin që ka trazuar shumë.
“Ne vimë për të ndezur një qiri këtu, can duhen këto punë.”
“Harmoninë fetare ne e kemi pasur gjithmonë, është një gjë me të cilën krenohemi.”
Zyrtarisht komuniteti mysliman i Shqipërisë ka ngritur shqetësimin për krijimin e një shteti të urdhrit bektahsi, me argumentin se një gjë e tillë do të dëmtonte bashkëjetesën ndërtefare në vend.
Në të njëjtën linjë, duket se janë edhe besimtarët myslimanë.
“Jane gjera te vertetuara, te paret tane e kane sjelle harmoninë mes nesh, nuk besoj se eshte ide e mire. Feja ne pergjithesi eshte shpirterore nëse ecim me kete parin atehere hajde të bejne dhe per fetë e tjera dicka. Le te mendojmë qe nuk kemi axhenda dhe plan mbrala nga mbrapa, por edhe nese eshte per nje mendin te mire eshtë dicka që nuk funksionon.”
“Qekur dal nga ketu jam kunder.”
“Ju e shihni si pozitive apo negative? Patjetër negative, ne mezor u bëmë shtet njëherë.”
Myslimanët besojnë se ideja e propozuar nuk do të mund të bëhet realitet, megjithatë nëse ndodh shprehen optimistë se nuk do të sillte një klimë jo të mirë në vendin tonë.
“Konflikte fetare nuk mendoj se ndodhin, ne e kemi treguar gjithm,onë që bashkëjetojmë me besime të ndryshme fetare.”
Nëse do të relizohet shteti sovran i urdhrit bektashi do të shtrihet në një sipërfaqe prej 11 hektarësh, territory në të cilën ndodhet aktualisht selia e shenjtë botërore e bektashinjve. Kryegjyshata hedhur poshtë pretendimet për qëllime politike, ndërsa ka deklaruar se krijimi i këtij shteti do të shënonte fillimin e një epoke te re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes.