Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debati për ujësjellësin e Tragjasit/ “Burimet s’janë të atij që i ka më afër, por të Republikës së Shqipërisë”, Rama: Projekti i drejtë!

schedule12:19 - 3 Shtator, 2025

schedule 12:19 - 3 Shtator, 2025

Në prezantimin e bërë për reformën në sektorin e ujit, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek situata në Tragjasin dhe kundërshtimet që janë hasur nga banorë të zonës.

Rama nënvizoi se në asnjë moment nuk është menduar nga qeveria që uji t’i merret disa banorëve, për t’ua dhënë disa të tjerëve. Ai shpjegoi se është bërë një monitorim prej 9 muajsh dhe se faktet kanë treguar që projekti ishte i drejtë.

“Më e rëndësishme është që siç i kemi dhënë mundësi teknikëve dhe inxhinierëve që të vijnë të konkurrojnë dhe të hyjnë në punë, politika jonë është për shërbim më të mirë për njerëzit dhe jo të përdorim pushtetin për të kthyer kompanitë shtetërore në vende qokash. Dhe në fund kam një fjalë për Tragjasin, të gjithë duhet ta kuptojnë që burimet ujore të republikës së Shqipërisë nuk janë të atij që i ka më afër, por janë të Republikës së Shqipërisë. Siç ua kam thënë banorëve të Tragjasit, nuk ekziston që qeveria e RSH që ministria t’i marrin ujin disave për t’ja dhënë disave të tjerëve. Të gjithë duhet ta kuptojnë edhe ata që ngrihen kur ka nevojë që një burim uji të futet në shërbimi të popullit shqiptar. Kjo qeveri ka ndaluar HEC-et prej kohësh dhe ka bërë luftë me lejet e dhëna për HEC-e. Ajo ishte krijimi i një rrjeti gjakpirësish për t’i thithur ujin zonave të tëra dhe për t’ua tharë shtratin e lumit që disa të prodhonin energji. Ne e kemi mbyllur atë kapitull prej shumë kohësh dhe kemi bërë luftë me ata që dilnin rrugëve dhe shisnin leje për HEC-e. Ata që flasin, janë edhe disa që flasin anglisht për Vjosën dhe se si ne po thajmë një burim të Shushicës për të shuar etjen e popullit tonë, ata nuk kanë për ta kuptuar sepse marrin fonde për këtë punë. Duhet të dinë që prioritet është furnizimi me ujë të popullsisë dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për investime të papërgjegjshme për të tharë…9 muaj, ditë për ditë kemi bërë raportin e monitorimit të burimit dhe nuk ka më asnjë diskutim që projekti ishte i drejtë…Njerëzit duhet ta kuptojnë sidomos ata që janë në zona të vështira janë “drita e syve të qeverisë…”. Sot besoj që dhamë informacion shterues dhe do fokusohemi te faza tjetër e reformës”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!